English

Zbulohet fosili i një hardhuce shtatzënë

Kinë, 23 Korrik NOA - Vjen nga Kina dhe daton rreth 120 milionë vite më parë, fosili i një hardhuce shtatzënë në të cilën njihet qartësisht 15 embrione.

Duhet theksuar se është prova më antike që disa zvarranike primitivë (si hardhucat apo gjarpërinjtë) nuk riprodhoheshin nëpërmjet vezëve.

Për të treguar se diçka e tillë ndodhte shumë më parë nga ç’parashikohej, u desh një hulumtim i drejtuar nga Universiteti britanik “College London” (UCL) dhe nga Akademia Kineze e Shkencave.

r.b/NOA

KOMENTE