Gjirokastër, 24 korrik 2011, NOA – Një zjarr i fuqishëm është përhapur në masivin pyjor në zonën kufitare që lidh Gjirokastrën me shtetin helen.
Vatra e madhe e zjarrit është përhapur me shpejtësi në pyllin e fshatit Katund në kufi, që gjendet përballë fshatit turistik të Vriserasë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Autoritetet lokale po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.
Disa makina zjarrfikësesh po tentojnë të shuajnë flakët e përmasave të mëdha.
Në ndihmë të autoriteteve të zonës kanë mbërritur edhe dy avionë zjarrfikës nga Janina.
Nga të dhënat e para ende nuk dihen rrethanat e përhapjes së zjarrit.
Megjithatë, zona njihet për zjarrvëniet e qëllimshme nga vetë barinjtë e zonës, të cilët u vënë flakën kullotave për të rigjeneruar bimësinë për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit.
Kjo ndodh thuajse çdo sezon, andaj mendohet se edhe këtë herë shkaku i zjarrit mund të jetë i njëjti. Vijon...
mit/NOA