Madrid, 25Korrik NOA - Situata jo e këndshme mes Agueros dhe klubit spanjoll të Atletiko Madrid duhet thënë se ka nisur zyrtarisht.
Sergio Aguero, ditën e dielë në mëngjes, nuk është prezantuar në Madrid ku tekniku i klubit, Manzano, ishte në pritje të tij për ta stërvitur.
Kun, pasi përfundoi Kupën e Amerikës me skuadrën e tij të Argjentinës, ka qëndruar në Amerikën Latine në pritje të të rejave të fundit në lidhje me të ardhmen e tij.
Ndërkohë, shtypi anglez në krahun tjetër shprehet i sigurt se Atletico dhe City kanë arritur një akord: sipas Sun do jetë një marrëveshje që klubit anglez do ti kushtojë një shifër prej 38 milionë sterlinash.
r.b/NOA