Prishtinë, 25 korrik 2011, NOA- Ernest Reichel, ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë i dorëzoi gjatë mesditës së sotme letrat kredenciale Presidentes Atifete Jahjaga.
Me këtë rast ai u prit në takim nga kreu i shtetit të Kosovës, ku me këtë rast, ambasadori Reichel, i cili sapo ka marrë detyrën e udhëheqësit të përfaqësisë diplomatike të Gjermanisë në Kosovë, dorëzoi letrat kredenciale, në një ceremoni të veçantë, organizuar në kabinetin e Presidentes së vendit.
a.y/NOA