English

Amy Whinhouse, nata e fundit “vetëm”

Londër, 25 korrik 2011 NOA - Prindërit e Amy Winehouse këtë mëngjes kanë zbritur poshtë shtëpisë së, vajzës së vdekur dhe kanë shtrënguar duart me fansat e mbledhur jashtë në pelegrinazh. Shumë prej tyre kishin sjellë lule, londra pellushi, bileta koncerti, por edhe cigare dhe shishe alkooli.

''Faleminderit, faleminderit, ju falënderoj që jeni këtu,'' tha Mitch së bashku me Janis Winehouse, nënën e Amy.

Familja Winehouse shpreson që të bëjë sa më shpejt ceremoninë e varrimit të vajzës sipas traditave hebraike, por duhet të presin autopsinë e trupit të këngëtares.

Sipas burimeve të SkyNeës ekspertiza mjeko- ligjore do të bëhet këtë pasdite, por për rezultatet e toksikologjisë dhe gjetjen e shkakut të saktë të vdekjes do të duhen ditë.

a.q/NOA

KOMENTE