English

Betimi i Bashës, rebelohen këshilltarët e majtë: U shkelën proçedurat

Tiranë, 25 korrik 2011, NOA – Pak minuta pas betimit të kryetarit të bashkisë, këshilltarët socialistë kanë qartësuar qëndrimin e tyre lidhur me gjithçka ndodhi sot në bashkinë më të madhe në vend. Në emër të 27 këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi e ka cilësuar seancën e sotme, në shkelje të procedurave. Kryetari i Grupit të të Majtëve në Këshillin Bashkiak, Dalipi në një deklaratë për mediat, ka ngritur shqetësimin në lidhje me procedurat e ndjekura për betimin e kryebashkiakut të ri të Tiranës.

Ai theksoi se betimi është bërë kundër procedurave që ishin bërë të ditur për anëtarët e këshillit, ku shtoi se kjo ka qenë seancë në shkelje të ligjit dhe procedurave dhe rregullores. “Nuk është normale, se nuk u lexua dhe dëgjua zëri i qytetarëve, por vetëm një zë dhe një vullnet, zëri i Sali Berishës”, u shpreh Dalipi.

Ai sqaroi se prania e këshilltarëve të majtë në mbledhjen e parë lidhet me përfaqësimin e të gjithë qytetarëve që votuan alternativën socialiste më 8 Maj.

a.q/NOA

KOMENTE