Tiranë, 25 Korrik 2011 NOA - Banesa e një biznesmeni është plaçkitur nga persona ende të panjohur teksa ai ndodhej me pushime në plazh. Vjedhja është konstatuar mbrëmë kur biznesmeni është kthyer në banesën e tij që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ai ka gjetur derën e banesës të hapur ndërsa mobiliet e shtëpisë ishin të shkatërruara. Menjëherë pronari i shtëpisë ka lajmëruar menjëherë policia e cila mbërriti për të bërë këqyrjen e provave. Burime nga policia thanë për agjencine e lajmeve NOA se biznesmeni deklaroi se i kanë vjedhur 30 mijë euro dhe sende të shumta me vlerë.
Sipas policisë autorët kanë hyrë nga dera e ballkonit pasi apartamenti ndodhej në katin e dytë të pallatit.
Pasi kanë vjedhur shumën e konsiderueshme të parave hajdutët kanë dalë nga dera kryesore pasi mundën të gjenin një çelës në shtëpi.
Policia e kryeqytetit tha se ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.
e.t/NOA