Nju Jork, 25 Korrik NOA - Dy gra, të dyja gjyshe, janë bërë çifti i parë i të njëjtit seks që janë bashkuar ligjërisht në një martesë në shtetin e Nju Jorkut, i gjashti vend në SHBA që lejon martesat gay.
Kitty Lambert, 54 vjeç dhe Cheryle Rudd, 53, nga Buffalo, janë martuar pak pas mesnatës në ishullin e Luna.
Dy femrat në fjalë kanë 5 fëmijë nga martesat e mëparshme dhe jetojnë së bashku prej vitesh.
Gjithmonë kanë mbështetur dhe krijuar fushata në mbrojtje të martesave gay.
Kitty drejton një galeri arti dhe gjatë celebrimit ishte veshur në një ngjyrë blu, që e kishte dizenjuar vetë.
Cheryle, që punon në një industri të tillë, zgjodhi një frak të bardhë.
Ceremonia civile u celebrua nga kryebashkiaku i Niagara Falls, Paul Dyster.
r.b/NOA