Tiranë, 25 korrik 2011 NOA – Sot paradite u zhvillua në ambientet e Presidencës ceremonia e betimit e dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, para Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, përkatësisht, e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dhe e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit nga Këshilltari Juridik i Presidentit, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, dy ministrat Halimi dhe Bumçi bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
a.q/NOA