English

“Curiosity” në zbulim të Marsit

SHBA, 25 Korrik NOA - Roveri “Curiosity, që NASA do të lançojë në fund të këtij viti në kërkim të gjurmëve të jetës në planetin Mars, do të zbarkojë në kraterin Gale,në hemisferën jugore të planetit të kuq.

Kjo sondë do të vendoset në këmbët e një mali sendimentet e të cilit mund të kenë ardhur prej kohësh si rrjedhojë e përshkimit të ujit.

Diçka e tillë është njoftuar ditën e sotme nga NASA.

Krateri ka një diametër prej 154 kilometrash dhe prezanton në brendësi të tij një akumulim të madh sendimentesh që kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve si rrjedhojë e karakteristikave dhe veçorive të zonës.

r.b/NOA

KOMENTE