E hënë, 25 korrik 2011, NOA- Qan dhe i fshin lotët më tej me një shami të bardhë. Betohet se, “Nuk jam prostitutë, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë. Zotin kam dëshmitar që ajo që them është e vërtetë”, Nafissatou Diallo ka vendosur që në këtë mënyrë të thyejë edhe heshtjen.
Kamarierja e cila akuzoi për përdhunim ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Shtraus Khan, për herë të parë i tregoi fytyrën gjithë botës.
Me bluzë të bardhë, me xhaketë ngjyrë pjeshke dhe pantallona të zeza ajo thotë se, “Kërkoj drejtësi, dua që ai të përfundojë në burg”.
a.y/NOA