Korçë, 25 korrik 2011, NOA – Një 78-vjeçar nga Korça mbeti i vdekur pas goditjes me mjete të forta nga tre persona të tjerë.
Viktima quhet Ali Zeneli.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pojan të Korçës.
Policia thotë se i moshuari ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin, për shkak se tre persona po ziheshin me djalin e tij Petrit, i sapoliruar nga burgu.
Gjatë ndërhyrjes të rinjtë i janë kthyer të atit të viktimës dhe e kanë goditur me mjete të forta duke i krijuar plagë të rënda, të cilat i shkaktuan vdekjen 78-vjeçarit.
Policia e Korçës arrestoi bashkë me tre agresorët e Ali Zenelit edhe djalin e tij, si dhe ka ndaluar edhe disa persona të tjerë, të cilët po pyeten për rrethanat e ngjarjes.
Tre të rinjtë e tjerë të arrestuar janë vëllezërit Mariel, Eduard dhe Bledar Demiri.
Petrit Zeneli i biri i viktimës kishte qenë i burgosur për shpërndarje lëndësh narkotike.
Megjithatë policia pritet të zbardhë detajet e kësaj ngjarjeje që mori jetën e 78-vjeçarit.
mit/NOA