Tiranë, 25 korrik 2011 NOA/Albana Qehajaj – Lulzim Basha nis rrugëtimin e tij në krye të bashkisë së Tiranës.
Ai ka mbërritur në orën 13.20 minuta në bashkinë e Tiranës, në prani të 55 këshilltarëve bashkiakë dhe trojkës së ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë.
Pasi kryetari i Këshillit, Njazi Kosovrasti ka lexuar vendimet ligjore të Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për vlefshmërinë e mandatit të Bashës është bërë ceremonia e betimit.
Sipas protokollit texti i lexuar ka qenë: “Betohem! Në emër të zgjedhësve që pëefaqësoj se do të mbrojt kushtetutën. Betohem! Në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqm nga interesat e shtetasve. Betohem!”
Dhe fjalët e thëna nga kryebashkiaku i ri kanë qenë: “Betohem, Zoti i Madh!”
Më pas, Kosovrasti, sias protokollit i ka vënë Bashës, shiritin, simbol i postit të kryetarit të bashkisë.( vijon)
a.q/NOA