English

Masakra norvegjeze, flet gjykata: Breivik, izolim për 2 muaj

Oslo, 25 korrik 2011 NOA – Rrjeti mediatik CNN raporton se 32 vjeçari Anders Breivik, e ka deklaruar veten jo fajtor përpara trupit gjykues, ndërsa përballet me akuzën për akt terrorist.

Për herë të parë ai ka marrë pjesë në seancën dëgjimore, ndërsa gjykatësi Kim Heger bëri të ditur se i dyshuari për sulmet me bombë dhe me armë do të qëndrojë në mbikqyrje për të paktën edhe tetë javë të tjera.

Sipas tij, i dyshuari, është ne dijeni të sulmeve makabër që ka kryer, të cilat, sipas tij ishin të domosdoshme. Më herët një turmë njerëzish në Oslo ka tentuar të sulmojë automjetin ku gjendej Anders Berhring Breivik, gjatë kohës që po transportohej për në Gjykatë, për seancën paraprake. Ai u prezantua përpara trupit gjykues, por fillimisht gjykatësit kishin deklaruar se seanca do të kryhej pa praninë e publikut dhe as të mediave. Breivik gjatë seancës ka shpjeguar arsyet që e çuan në tragjedinë që tronditi Norvegjinë. Autori i masakrës së ditës së premte në Norvegji, Anders Bering Brejvik kërkoi gjatë paraqitjes së parë para Gjykatës në Oslo që t`i lejohet të mbajë uniformë, si dhe qe gjyqi të ishtë i hapur për publikun, konfirmoi avokati i Brajvik, Gejr Lipestad, duke shtuar se nuk e dinte saktë se për çfarë uniforme bëhej fjalë.

a.q/NOA

KOMENTE