Bulqizë, 25 korrik 2011 NOA – Krejt papritur minatorët e Bulqizës vendosin të ngujohen në ambientet nëntokë të minierës ku ata punojnë.
Pak minuta më parë përfaqësues të sindikatës së minatorëve konfirmuan se 20 minatorë kanë hyrë në një thellësi prej 1 400 metra dhe kanë vendosur të nisin aty grevën e tyre të urisë.
Gjata paradites, ata nisën protestën në zyrat e kompanisë ACR, duke mos përmendur mundësinë e një greve urie. Por, sikundër pohojnë për mediat drejtues të sindikatës, kanë qenë disa fletushka të shpërndara nga ACR, ku sqarohej se nuk do të ndryshonte asnjë kusht, ajo çka ka çuar minatorët drejt vendimit ekstrem.
Madje, zyrtarët e sindikatës sqaruan se tashmë, me fillimin e grevës, edhe kërkesat do të jenë tërësisht të reja.
a.q/NOA