Tiranë, 25 korrik 2011 NOA – Këshilli Bashkiak i kryeqytetit po vijon votimin për strukturat e tij drejtuese. Pas zgjedhjes si kryetari i ri i Këshillit, Njazi Kosovrasti ka marrë drejtimin e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 8 Majit.
Sipas rendit të ditës, në këto momente po nis votimi për nënkryetarin e ri të bashkisë së Tiranës.
Demokratët kanë propozuar emrin e mjekut Sami Ndroqit, ndërsa këshilltarët e majtë kanë përzgjedhur emrin e ekonomistet Adriana Berberi.
Votimi edhe këtë herë do të bëhet i fshehtë, ndërkohë që pas zgjedhjes së nënkryetarit të bashkisë, në sallën e mbledhjeve pritet të mbërrijë për të bërë betimin, kryetari i bashkisë së Tiranës për 4 vitet e ardhshme, Lulzim Basha.
a.q/NOA