English

Nuk gjendet eksperti, shtyhet për në shtator gjyqi ndaj Ilir Metës

Tiranë, 25 korrik 2011 NOA – Shtyhet për në shtator gjyqi për video-përgjimin Meta-Prifti. Në Gjykatën e Lartë ishte parashikuar zhvillimi i seancës së radhës ku do të përzgjidheshin ekspertët e rinj, që do të verifikonin videoregjistrimin, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.

Por relatori i çështjes ka argumentuar se nuk ka patur kohë për të gjetur ekspertët, e posaçëm.

Për këtë arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seamcën për në datën 9 shtator, ora 13.00.

Në seancën e kaluar, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për administrimin si provë të kasetës së incizuar, së bashku me procesveralin e transkiptimit të videos.

Kreu i LSI-së, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë për tërheqjen e një prove. Ai theksoi në një deklaratë për mediat, se Prokuroria tërhoqi të vetmen provë origjinale.

a.q/NOA

KOMENTE