Tiranë, 25 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 25 korrik 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Deklarimi i pasurisë. Anëtarët e KLD, zbardhen milionat”. Më tej veçojmë titullin: “Mustafaj: Mënjanimi i Oketës nga kryesia shenjë e sëmundjes së rëndë që ka kapur PD-në”.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Qeveria shmang termin kombësi. Në pyetësor përfshihen grupi etno-kulturor, gjuha amtare dhe feja”. Argumente të tjerë në faqen e parë janë: “Gjykata dënon të plagosurin se nuk e identifikoi saktë agresorin”; “Babai që vrau djalin, nuk shpreh pendesë pas arrestimit”; Ndërtimi, Peshkopi, kompleks tregtar në oborrin mes dy shkollave”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Aleatët e PS: Rama po na trajton si shërbëtorë”. Në brendësi të faqes së parë lexoni titujt: “FRESSH kundërshton Ramën: Nuk duam drejtues të komanduar”; “Tirana, nga sot me kryetar të ri”; “Operacioni: Zjarri pushton kufirin shqiptaro-grek”; “Tiranë, grabiten në rrugë dy vëllezër. Policia: Mënyrat si të mbroheni”; “Studimi, femrat në Shqipëri: 66 përqind marrin leje për çdo gjë tek burrat”; “Bota shokohet për vdekjen e Amy-t, yjet që vdiqën 27 vjeç”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Intervistë ekskluzive me Edi Ramën: Nuk e djeg Shqipërinë se Berisha vodhi votat”. Më tej në faqen e parë mund të lexoni titujt: “Deputeti i PD-së i infiltruar nga Berisha në Komisionin e Venencias”; “Misteri i yjeve të rock-ut që vdiqën 27-vjeç”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Manifesti i terroristit. Zbardhet manifesti prej 1500 faqesh i Anders Behring Breivik: Skënderbeu heroi i kryqëzatave të krishtera”. Më tej veçojmë argumentet: “Censusi: Kombësia hiqet nga formulari”; “Mustafaj: Mënjanimi i Oketës shenjë që PD është e sëmurë rëndë”; “Berat, babai vrasës: Nuk pendohem pse ekzekutova tim bir”; “Eksodi: Lista e plotë e shqiptarëve që emigruan në Amerikë”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA