Tiranë, 25 korrik 2011 NOA – E majta duket se nuk ka të konsoliduar grupin e saj të këshilltarëve në bashkinë e Tiranës. Votimi për nënkryetarin e Këshillit Bashkiak ka konfirmuar se brenda së majtës nuk ka qëndrim në grup.
Zamir Ndroqi, i propozuar nga e djathta është zgjedhur nënkryetar Këshilli duke marrë 29 vota krahasuar me 26 të tilla të marra nga rivalja e tij socialiste, Adriana Berberi.
E djathta ka 28 mandate në Këshill dhe e majta 27 të tilla.
Kësisoj në bazë të votimit të pak minuta më parë, rezultone se një votë e së majtës ka shkuar për këshilltarin demokrat.
Në këto momente në bashki po mbërrin trupi diplomatik, i cili do të jetë i pranishëm në betimin e kryetarit të ri të bashkisë, Lulzim Basha.
a.q/NOA