English

Schwarzenegger nuk paguan mirëmbajtjen e ish-bashkëshortes

Kalifornia, 25 Korrik NOA - U kuptua menjëherë se do të ishte një beteje ligjore në të cilën nuk do të kishte asnjë lëshim.

Momentalisht kanë mbërritur dhe konfirmimet e para, pasi Arnold Schwarzenegger nuk dëshiron të paguajë asnjë lloj mirëmbajtje në drejtim të ish-bashkëshortes së tij.

Maria Shriver u nda nga ish-guvernatori i Kalifornisë pasi zbuloi historitë e tradhtisë së partnerit të saj dhe mbi të gjitha ekzistencën e një djali.

Sipas sitit “Tmz”, që citon burime juridiksore, Schwarzy jo vetëm që ka refuzuar kërkesën e bashkëshortes së tij, por kërkon të marrë dhe kujdestarinë e ndarë të dy fëmijëve minoren, Patrick dhe Christopher.

r.b/NOA

KOMENTE