English

Sulmet u ndihmuan nga dy celula. Breivik: Doja të shpëtoja Norvegjinë

Oslo, 25 korrik 2011, NOA- 32 vjeçari Anders Breivik nuk ka vepruar i vetëm, por me ndihmën e dy celulave të tjera.

E gjitha kjo për të shpëtuar Norvegjinë nga Europa Perëndimore, “nga kultura marksiste dhe laburiste”.

Autori i kasaphanës së Norvegjisë, ka rrëfyer përpara gjyqtarëve të Oslos se i ka kryer të dyja atentatet por është deklaruar i pafajshëm pasi donte të shpëtonte Norvegjinë nga kultura marksiste dhe ti dërgonte një mesazh të qartë vendit i mbytur nga laburistët.

Breivik është akuzuar për akte terrorizmi dhe për të u vendos masa e arrestit për 8 javë nga të cilat 4 në izolim.

Gjatë seancës së gjyqit e zhvilluar me dyer të mbyllura, 32 vjeçari deklaroi se i kishte përgatitur të dy atentatet me ndihmën e dy celulave.

Këtë fakt e ka deklaruar gjykatësi para gazetarëve duke shtuar se atë e pret burgimi i përjetshëm.

Ai do të rrijë në izolim total deri në 22 gusht, për katër javët e para të tetë javëve të masës së dhënë për paraburgimin.

Sakaq gjyqtari sqaroi se ai nuk do të ketë asnjë kontakt të jashtëm, nuk do të shohë e as dëgjojë radio dhe televizion, as të presë vizita dhe letra, përveç takimeve me avokatin.

Llogaritet që tetë javët e paraburgimit t përfundojnë në 26 shtator.

Ndërkaq në total numri i viktimave të dy atentateve në Norvegji është 76, ku 7 prej të cilëve humbën jetën nga shpërthimi në Oslo.

a.y/NOA

KOMENTE