E hënë, 25 korrik 2011, NOA- Natë terrori për një çift ndërsa ishin në makinën e tyre afër Cerreto Guidi, në Fiorentina.
Gjatë kohës që dy të rinjtë të fejuar, vajza 25 vjeç dhe djali 32 po përqafoheshin mes tyre, u sulmuan papritmas nga tre persona.
Të panjohurit mbyllën fillimisht djalin në bagazh, ndërsa njëri prej tyre përdhunoi vajzën.
Më pas që të tre i grabitën çiftit paratë dhe telefonat që kishin me vete, për tu larguar më pas me makinën e viktimave.
Dy të rinjtë nën shok, arritën pranë një shtëpie aty afër nga ku njoftuan edhe karabinierët e zonës së Empolit.
Ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë, në orët e pasdites u gjet edhe makina në zonën e Massa e Cozzile, e cila është në pronësi të djalit.
Sipas dëshmive të dëmtuarve, tre agresorët kishin theks të Europës Lindore dhe njëri prej tyre ishte i armatosur.
a.y/NOA