English

“Tirana, larg konflikteve politike”

Nga Lulzim Basha

I nderuar Zoti Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës,

Të nderuar zonja dhe zotërinj këshilltarë,

Shkëlqesi ambasadorë,

I nderuar zoti Prefekt i Tiranës,

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëqytetarët e mij,

Falemnderit të gjithë qytetarëve të Tiranës për keëtë privilegj të jashtëzakonshëm. Urimet e mia të përzemërta për secilin nga anëtaret e Këshillit Bashkiak dhe ju zoti Kryetar dhe punë të mbarë.

Punë të mbarë ju uroj edhe Kryetarëve të 11 njësive të Tiranës si dhe anëtarëve te Këshillave të tyre të të gjitha forcave politike. Po pres me kënaqësi të punojmë së bashku për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë dhe sot dua te ritheksoj përkushtimin tim për të bashkëpunuar me ju, pavarësisht së cilës partie politike i përkisni.

Nëse dikush ka një ide të mirë për zhvillimin e qytetit, nuk ka rëndësi nëse kjo ide vjen nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, LSI, PR, PDIU apo çdo parti tjetër, e rëndësishme është të punojmë së bashku që ajo ide të realizohet.

Ndaj dua t’iu siguroj se administrata ime do të jetë gjithpërfshirëse, ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësim, duke pasqyruar në këtë mënyrë vetë familjen tonë të perbashkët, Tiranën.

Në fillim të kësaj fushate nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, por edhe të bukur. Edhe pse rruga që pershkuam ishte plot sfida, ne nuk e humbëm nga sytë për asnjë çast destinacionin përfundimtar.

Sot, edhe pse rrugetimi ynë zgjati pak më shumë se sa kishim parashikuar, ne kemi mbërritur në destinacion, dhe kjo duhet të na gëzojë.

Por, po sot ne nisim një rrugëtim të ri, një rrugëtim për të ndërtuar Tiranën që ne të gjithë duam. Sot, ne fillojmë punën për përmbushjen me sukses të këtij misioni.

******

Pritshmëritë e bashkëqytetarëve tanë janë të mëdha sot, dhe me të drejtë, sepse të mëdha janë dhe mundësitë që shtrihen para nesh, por gjërat nuk do të ndryshojnë brenda ditës, ndryshimi nuk është i lehtë, dhe do të vijë më shpejt nëse të gjithë punojmë së bashku.

Sigurisht që gjatë rrugës do të hasim pengesa, trajektorja mund të ndryshojë dhe ky rrugëtim do jetë padiskutim më i gjatë – por ne, sërish do të arrijmë ne destinacion dhe do mund të ndertojmë Tiranen që çdo qytetar i saj ëndërron.

Të dashur bashkëqytetarë,

Edhe pse procesi zgjedhor në Tiranë u zgjat përtej normales, ja vlejti plotësisht pasi ishte shumë e rëndësishme që çdo votë të numerohej dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohej. Sepse, që në krye të herës kjo fushatë nuk ishte për mua, apo për kundërshtarin tim, kjo fushatë ishte vetëm dhe vetëm per ju.

Unë dëgjova problemet dhe idetë tuaja dhe mund të them se mësova prej jush gjëra që nuk do t’i harroj kurrë.

Ju siguroj që me të njëjtin përkushtim do të vazhdoj t’ju dëgjoj edhe në këtë rrugëtim të ri që na pret.

Sepse, unë besoj se pa dëgjuar zërin tuaj askush nuk mund t’ju shërbejë e aq më pak t’ju bëjë ju pjesë të bashkqeverisjes tek e cila unë besoj fort.

Ndaj këtë të mërkurë pasdite, unë do te hap dyert e Bashkisë së Tiranës për të gjithë qytetareët që dëshirojnë të vijnë në bashkinë e tyre dhe do të qëndroj aty derisa të jem takuar me të gjithë ju, pasi Bashkia e Tiranes i përket të gjithë qytetarëve të saj dhe jo një apo disa prej partive politike, dhe çdo qytetar ka të drejtë të marre pjesë në bashkqeverisje.

Dhe duke filluar nga e premtja tjetër unë do te realizoj njëe nga premtimet e bëra gjatë fushatës për të përcaktuar orare zyrtare të takimit me qytetarët, neë mënyrë që ju të takoni Kryebashkiakun tuaj dhe të bisedoni personalisht me të për problemet tuaja, apo për mendimet që mund të keni në lidhje me zhvillimin e komunitetit tuaj.

Gjatë administrateës sime, Bashkia e Tiranës do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe të gjithë janë shumë të mirëpritur. Nëse je i ri apo i moshuar, jeton në qendër apo në periferi, banor i vjetër apo i porsaardhur, Rom, Egjiptian apo çdo komuniteti tjetër, nëse bindjet e tua politike janë më pranë Partise Demokratike, Partisë Socialiste, LSI-së, PR, PDIU, Legalitetit, PDS, LZHK apo çdo partie tjetër, kjo nuk ka aspak rëndësi. Bashkia e Tiranës, do të punoje dhe angazhohet me të njëjtin zell dhe përkushtim, njeësoj pra, për të gjithë ju.

**********

Për një kohë të gjatë Bashkia e Tiranës, u shndërrua në një arenë të konfliktit politik. Sherrnaja politike nuk mund dhe nuk duhet të jetë një qëllim në vetevete.

Është normale që partitë politike teë kenë mendime dhe vizione të ndryshme, kjo ështeë ajo çka demokracia na mundëson – përballje vizionesh për një qeverisje më të mirë. Por, konflikti politik tejkaloi çdo masë, dhe fatkeqësisht u bë më i rëndësishëm se sa vetë produkti që qytetaret presin.

Bashkisë së Tiranës nuk i takon të jetë pjesë e ketij konflikti dhe është koha që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të vendosur interesat e qytetarëve të Tiranës të parat. Kjo është ajo që ne do të bëjmë. Nën drejtimin tim, Bashkia e Tiranës do të punojë për t’ju dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve dhe këtu nuk ka vend për luftë politike. Sepse, partitë politike duhet të punojnë së bashku për të arritur rezultate konkrete, dhe kjo do të ndodhë në Tiranë. Është koha për të qeverisur dhe jo për fushatë. Është koha t’i përvishemi punës. Është koha t’i përkushtohemi zhvillimit të gjithanshëm që Tirana meriton.

Për këtë arsye, unë do të nis menjëherë punën për çka kam hartuar edhe një program ambicioz për 100 ditët e para të qeverisjes, nga i cili do të veçoja:

-Ngritjen e strukturave të posaçme per mbrojtjen e konsumatorit, nxitjen e investimeve, të biznesit, të punësimit si dhe të strukturave që garantojnë konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe grupet e interesit.

-Nisjen e procesit të përgatitjes dhe konsultimit të planit urbanistik të qytetit dhe ndërhyrjet e para urbane. Zgjidhjen e çështjes së trafikut në qendrën e Tiranës.

-Adoptimin dhe zbatimin e masave për mundësimin e hipotekimit të banesave të pahipotekuara.

-Hedhjen e bazave për një sistem të ri të financave të bashkisë, që bazohet tek taksat dhe tarifat e reduktuara, shpenzime produktive dhe transparente

-Eliminimin e 60 llojeve të taksave/tarifave si dhe përgatitjen e paketës fiskale dhe te shpenzimeve 2012 dhe ngritjen e sistemit informatik për pasqyrimin në faqen zyrtare të shpenzimeve të bashkisë.

-Përgatitjet për emëtimin e kartës së studentit, me tarifa zero dhe/ose të reduktuara lidhur me shërbimet bashkiake.

-Përgatitjen e platformës së decentralizimit të kompetencave dhe burimeve drejt njësive bashkiake dhe përfaqesive të komunitetetve të lagjeve.

Por, Tirana nuk do të ndryshoje brenda ditës, ndaj përkushtimi ynë duhet të jetë i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm, i shtrirë në të tashmen dhe në te ardhmen, neëse dëshirojmë të ndërtojmë qytetin e shpresave dhe aspiratave tona.

Për tepër gjatë në këtë qytet topi i përgjegjsisë është hedhur sa andej këndej dhe gishtat e politikës kanë fajeësuar njëri-tjetrin për problemet tona në vend të marrjes së përgjegjësive dhe ofrimit të zgjidhjeve.

Administrata ime nuk do ta pasojë topin gjetkë, ne nuk do të investohemi në identifikimin e fajtorit imagjinar por do te përkushtojmë të gjithë energjinë tonë per te mundesuar zgjidhjen e problemeve. Kjo nuk do te jete e lehte, por asgje që ja vlen nuk është e tillë.

Shume probleme do kërkojnë kohe te zgjidhen por me pune te palodhur dhe vendosmeri dhe duke vendosur qytetarët dhe Tiranen te paren, une jam i bindur se ne mund dhe do t’ia dalim. Përpjekja jonë nuk eshte qe te punojme per zgjedhjet e ardhshme por te punojme per brezat e ardhshem.

Administrata ime do te beje gjithcka per te hapur vende te reja pune, per te ndertuar nje Tirane moderne dhe Europiane, per te permisuar cilesine e sherbimit te ofruar dhe që qytetarët të kene zerin e tyre ne vendimarrje pasi zhvillimi i mirefillte kerkon qe ne te punojme te gjithe se bashku.

Ne do te ndertojme parqe dhe shkolla, do te shtrojme rruge dhe trotuare, do te ndertojme Unazen e Re dhe tramvajin, do të zhvillojmë pronen private dhe do sigurojmë më shumë strehim, do te investojme ne art, kulture dhe sport, do te pastrojme ajrin dhe rruget tona, do te terheqim investime dhe turizem, dhe do ta trajtojme cdo qytetar me respekt dhe dinjitet. Se bashku ne do ta ndertojme Tiranen qe meritojme.

Te gjithe e dime qe kjo ishte nje fushate intensive per te dy palet. Njerez te arsyeshem nga te dyja krahet mund te mos bien dakord – dhe kjo eshte normale kur gara eshte kaq e ngushte. Por le te mos harrojme se edhe kur nuk biem dot dakord ne duhet te ruajme qytetarinë tonë. Te mos harrojme se pavarsisht bindjeve tona politike, ne fillim dhe ne fund te cdo polemike ne jemi te gjithe Shqiptare. Jemi te gjithe qytetare te Tiranes.

Nje pjese e juaja votoi per mua, nje pjese tjeter votoi per kundershtarin tim dhe nje pjese tjeter preferoi te mos votonte. Si Kryebashkiak, une do te perfaqesoj secilin prej jush dhe do te punoj me perkushtim per ti kthyer endrrat tuaja ne realitet.

Te gjithe kemi shpresa dhe aspirata te perbashketa dhe une do te punoj cdo dite per realizimin e tyre. Arsyet qe na bashkojne jane shume me shume se ato qe na ndajne. Nese jemi te ndare mundesia e suksesit reduktohet ndjeshem por te bashkuar ne mund dhe do t’ia dalim, ndaj ju ftoj te bashkohemi pasi atehere edhe objektivat më ambicioze nuk do jenë më te pamundura.

Sepse sot është koha ta shohim qytetin tonë si nje familje të madhe e jo thjesht si vendi ku na ka rënë të bashkjetojmë.

Le t’ i çmojmë ndryshmëritë me te cilat na bekon liria por sakaq le të hapim sytë para asaj qe na bashkon. Ndonëse të ndryshëm e te shumëllojshëm ne ndryshmëritë tona ne përballemi me të njejtat probleme, prekemi nga të njëjtat pasoja dhe kerkojme te njejta zgjidhje. Por ashtu si në cdo familje rruga e zgjidhjes kalon detyrimisht nga bashkpunimi dhe jo sherret nga angazhimi dhe jo indiferenca, nga mirkuptimi dhe besimi jo nga mëritë dhe mosbesimi.

Mund të hedhim sytë tek problemet përreth dhe ta drejtojmë gishtin e përgjegjësisë nga të tjerët. Por po ashtu mund të marrim pergjegjësitë që na takojnë si anëtarë të kësaj familje, të bashkuar në interesin tonë dhe të fëmijve tanë, dhe tu japim atyre zgjidhje. Le ta clirojmë pasionin dhe energjinë e këtij qyteti që për kaq gjatë flenë strukur per shkak te sherreve shterpë që ndajnë e përcajnë. Dhe atëherë, horizonti i mundësive të pamata që do hapet para syve tanë do të sfidojë edhe imagjinatën më pjellore.

Atëherë ky qytet do të jetë vërtet si një familje e madhe që rend të verë në punë të gjithë potencialin e saj të pakrahasueshëm dhe kjo familje do të jetë një qytet i denjë për shpresat dhe aspiratat e cdo banori te tij, dhe më shumë se kaq, të të gjithë kombit që e ka në zemër.

KOMENTE