Tiranë, 25 korrik 2011 NOA – Njazi Kosovrasti është kryetari i Këshillit të ri Bashkiak për Tiranën.
Pak minuta pas konstituimit, anëtarët kanë kryer votimin e parë për mandatin të ri, gjatë të cilit është vërejtur një ndarje e qartë të votave sipas mandateve të koalicioneve përkatëse.
Kështu, për kandidatin e propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca për qytetarin”, Njazi Kosovrasti ka marrë 28 vota, aq sa është edhe numri i këshilltarëve të djathtë në Këshill.
Ndërsa kandidatja e së majtës, Mimoza Afizi ka marrë 27 vota, pra një votë më pak se rivali i saj demokrat.
Në këtë mënyrë, të djathtët kanë drejtimin e bashkisë por edhe të Këshillit Bashkiak.
Kryetari i ri, Kosovrasti në fjalën e tij kërkoi bashkëpunimin e palëve për punën në 4 vitet e ardhshme.
a.q/NOA