E martë, 26 korrik 2011, NOA- Pas një sërë trazirash të hasura gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës, duket se është arritur edhe marrëveshja për këtë çështje.
Mësohet se kjo marrëveshje është arritur mes përfaqësuesit të delegacionit Serb, Borislav Stefanoviç dhe komandantit të KFOR, Erhard Buhler.
Në këtë marrëveshje siç deklaroi Stefanoviç është arritur që të sigurohet tërheqja e trupave kosovar dhe kjo gjë do të realizohet në mëngjesin e ditës së nesërme, duke shtuar më tej se në veri do të kthehen policët serbë.
Situata e tensionuar në veri të Kosovës u krijua pas aksionit të policisë kosovare, me vendim të qeverisë pasi në dy pika kufitare nuk zbatohej embargoja dhe automjetet serbë hynin në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar.
Qeveria kosovare kërkoi shtrirjen e kontrollit në 2 pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinkës, në veriun e banuar me shumicë serbe.
a.y/NOA