Tiranë, 26 korrik 2011 NOA – Kryeministri Berisha vlerësuar sot se integrimi euroatlantik është dhe mbetet ideal kombëtar dhe interesi më i mirë i jetës dhe të ardhmes së shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, që përcakton një detyrim madhor, për të cilin duhet të punojnë me vendosmëri të gjitha forcat politike shqiptare. Gjatë një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë (PDSH), Menduh Thaçi, u diskutuan dhe zgjedhjet e 8 majit. Berisha tha se ky ishte një proces tërësisht transparent, bazuar mbi parimin themelor se vota e lirë e çdo qytetari duhet numëruar, parim që u konfirmua edhe nga vendimet e gjykatës, të cilët kanë pasuruar thellësisht doktrinën juridike shqiptare edhe me gjetjet e konsoliduara në praktikën e pasur gjyqësore të gjykatave të SHBA-së, në këtë fushë. “Përpjekjet e shumta për bllokimin dhe zvarritjen e procesit kishin për qëllim që të mohohej vullneti i shprehur qartë i 762 qytetarëve të Tiranës, çka është e papranueshme për një sistem demokratik, në themel të të cilit qëndrojnë zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike", u shpreh kryeministri Berisha.
a.q/NOA