Selanik, 26 Korrik 2011 NOA – Qyteti i Durrësit do të binjakëzohet me atë të Selanikut, që cilësohet në Greqi edhe si bashkëkryeqyteti i vendit.
Këtë e kanë bërë të ditur sot në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, konsulli shqiptar Riza Poda dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Janis Mburtaris, të cilët siç shihni edhe në foto, zhvilluan sot një takim në zyrën e kryebashkiakut grek.
Temë kryesore e këtyre bisedimeve siç bën të ditur bashkia Selanik, ishte binjakëzimi i tij me Durrësin, gjë që do të konkretizohet sipas z.Poda dhe z.Burtaris, në muajin shtator.
Për këtë qëllim u vendos që në dhjetëditëshin e tretë të muajit shtator në Durrës të zhvillohet takimi treditor i dy kryebashkiakëve dhe shpallja e binjakëzimit shqiptaro-grek.
e.t/NOA