Oslo, 26 korrik 2011, NOA- Një pyll prej 30 hektarësh, shtigje sportive, një dhomë për muzikën, një laborator dhe kënd kuzhine, televizor, frigorifer dhe mobilje moderne, është ky burgu model Fengsel Halden, vetëm pak minuta larg Oslos, ku pritet të burgoset Anders Breivik, autori i masakrave të Norvegjisë, për të cilin është vendosur masa e paraburgimit me tetë javë, nga të cilat katër në izolim.
Në këtë burg super-luksoz, janë të burgosur një numër i madh i kriminelëve më të rrezikshëm në vend.
Struktura, gati unike, në të gjitha aspektet pasqyron filozofinë e sistemit ligjor norvegjez, i frymëzuar nga "të drejtave të njeriut" dhe "respekti", siç vuri në dukje vitin e kaluar, gjatë ceremonisë së hapjes së tij guvernatori Are Hoidal.
Kështu pra në Halden Fengsel, rojet lëvizin të çarmatosur dhe shpesh hanë drekën apo luajnë sport me të burgosurit.
Për më tepër, rreth gjysma e personelit janë femra, një strukturë e këshilluar nga studimet e fundit sipas të cilave prania e grave ndihmon të ndihen të qetë dhe të zbutet agresiviteti i të burgosurve.
a.y/NOA