English

Forcat speciale tërhiqen nga kufiri, sulmohen nga serbët

Kosovë, 26 korrik 2011 NOA/ Albana Qehajaj - Forcat speciale të policisë së Kosovës janë tërhequr nga 2 pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinkës, në veriun e banuar me shumicë serbe.

Sipas mediave kosovare dhe në veçanti burimeve të informacionit të televizionit shtetëror kosovar, RTK, është arritur marrëveshje në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe negociatorit në bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviç për tërheqjen e forcave speciale të policisë (ROSU) nga postblloku në Jarinje.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga komandanti I KFOR-it, Erhard Byler, ndërsa mes Thaçit dhe Stefanoviçit nuk ka pasur takim. Burimet e njëjta thonë se me këtë marrëveshje në pikat kufitare do të kthehen policia e rregullt e Kosovës, shumica e të cilëve të nacionalitetit serb. Gjithashtu rruga do të zhbllokohet nga protestuesit serb.

Sipas agjencisë së lajmeve Kosovapreaa, njësia Speciale e Policisë së Kosovës është tërhequr nga pika kufitare Bërnjak, në bazë të një urdhri të dhënë, ndërsa gjatë tërheqjes janë sulmuar nga serbët e armatosur në Zubin Potok. Tani për tani nuk ka informacione nëse ka të vrarë apo të plagosur.

Më herët, zëdhënësi i NATO-s në Kosovë, Ralf Adametz në një pronocim për agjencinë Associate Press ka deklaruar se Aleanca po pëpiqet që t’i japë fund krizës në kufi. “Aleanca është duke negociuar ngrirjen e aksionit të qeverisë”,- ka thënë zyrtari i lartë - përsa i përket marrjes së kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31 , në veri, nëpërmjet të cilave Kosova i ka vendosur embargo Serbisë.” Policia kufitare e Kosovës nëpërmjet një aksioni vuri nën kotroll pikat kufitare kyçe 1 dhe 31, nëpërmjet të cilave ka bërë të mundur zbatimin e embargos ndaj mallrave të Serbisë. a.q/NOA

KOMENTE