Tiranë, 26 korrik 2011, NOA- Një 24 vjeçar me banim në Kodër Kamëz u vu në prangat e policisë kryeqytetase pas sulmit të bërë ndaj kunatit të tij.
Hektor Cami në orët e vona të mbrëmjes së djeshme gjatë kohës që ishte në shtëpinë e tij është konfliktuar me bashkëshortin dhe inatin e kësaj të fundit ja ka nxjerrë të kunatit, vëllait të gruas.
Në debat e sipër ai ka rrëmbyer një thikë nga ambientet e kuzhinës dhe e ka goditur atë, duke i shkaktuar plagë të rëndë.
Menjëherë pas kësaj ngjarje i dëmtuari u dërgua në drejtim të spitalit, ndërsa autori u prangos nga ana e policisë.
a.y/NOA