English

Hapet hetim mbi vdekjen e Winehouse

Nju Jork, 26 Korrik NOA - Tabloidi The Sun ka bërë të ditur, në lidhje me vdekjen tragjike të Amy Winehouese, se trupi i saj është gjetur i pajetë nga truproja e këngëtares gjashtë orë pasi ajo kishte vdekur.

Doktori ka vizituar Amy ditën e enjte duke e gjetur atë në formë dhe 24 orë më pas u nda nga jeta.

Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë droge në shtëpinë e saj,

Një hetim mbi vdekjen e saj sapo është hapur, kjo deri sa të gjendet një arsye mbi vdekjen.

Rezultatet e autopsisë mund të vonojnë disa ditë për të arritur në një rezultat.

Mjeku, 24 orë para vdekjes së këngëtares – sipas The Sun – e kishte vizituar rregullisht Amy duke mbetur i kënaqur nga kushtet e saj.

Kontrollet duhet thënë se ishin bërë të nevojshme pas shtrimit të fundit në spital si pasojë e abuzimeve me alkool dhe drogë.

r.b/NOA

KOMENTE