SHBA, 26 Korrik NOA - Sony Cybershot TX55 është fotokamera dixhitale tepër kompakte që na ofron më shumë se ç’mund të pritej.
Në pamje të parë duket një makinë krejt normale fotografike moderne, ultra e hollë dhe e krijuar me një estetikë të veçantë, por që realisht fsheh një seri performancash të një natyre të madhe duke nisur që nga funksionaliteti 3D e deri tek kapaciteti për të kapur dhe xhiruar respektivisht foto dhe videon të njëjtën kohë.
Në pjesën e pasme është e pajisur me një ekran me prekje OLED dhe garanton funksionalitete me të vërtetë të veçanta dhe tepër efikase.
r.b/NOA