English

Kontrolli i kufirit me Serbinë, reagon Ashton: Qeveria të tërheqë vendimin

Bruksel, 26 korrik 2011, NOA – Ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare me Serbinë ka reaguar edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, kryediplomatja Cathrin Ashton.

Baronesha Ashton ka reaguar përmes zëdhënëses së saj Maja Koçijançiç, e cila është shprehur qartë se Bashkimi Europian nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve në Kosovë për aksionin në veri të vendit.

“Thelbësore në këtë moment është qetësimi i situatës” tha Koçijançiç duke i bërë thirrje qeverisë së Kosovës se është e rëndësishme që vendimi të kthehet mbrapsht.

Koçijançiç bëri me dije se EULEX është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për ta arritur këtë.

Kthimi në situatën e mëparshme në veri të vendit sipas BE-së qetëson situatën dhe ndihmon në vijimin e dialogut Kosovë-Serbi, tha zëdhënësja e Ashton.

Ajo theksoi se çështja e vulave dhe tregtisë me Serbinë duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve dy palëshe.

një zë me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini, Maja Koçijançiç apeloi që tensioni i krijuar duhet zgjidhur me dialog duke nënvizuar se “vendosja e embargos në doganat në veri të Kosovës ku ka shumicë serbe nuk ishte i dobishëm”.

mit/NOA

KOMENTE