English

Kultivonte kanabis në shtëpi, pranga 44 vjeçarit

Tiranë, 26 korrik 2011, NOA – Kultivimi i kanabis në shtëpi i ka kushtuar rëndë një 44 vjeçari nga Tirana. Robert Tasho është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi në shtëpinë e tij gjatë një kontrolli i janë gjetur të mbjella në oborr 17 rrënjë, bimë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Arrestimi është bërë në shtëpinë e tij, pasi 44-vjeçari në oborrin e banesës kishte mbjellë bimën narkotike. Ndërkohë që Tasho, ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.

a.q/NOA

KOMENTE