English

Malaj sulmon Ramën: Modeli Berisha nuk mundet me fotokopjen e tij në PS

Tiranë, 26 korrik 2011, NOA - Deputeti Arben Malaj deklaron se Partia Socialiste duhet të gjejë forma opozitare që sjellin më shumë besim për ardhjen në pushtet dhe jo imitim të modelit të mazhorancës.

një intervistë dhënë sonte për televizionin “News 24”, Malaj u shpreh se kreu i PS-së, Edi Rama dhe disa deputetë të PS-së kanë ide të gabuara për mënyrën sesi mund të fitohet ndaj mazhorancës. Sipas tij, kryeministri Sali Berisha nuk mund të mundet me imitimin e modelit të tij nga kreu i PS-së, Edi Rama.

“Modeli Berisha nuk mundet me fotokopjen e Berishës. Të gjithë po luftojnë që modeli Berisha të jetë modeli i të shkuarës”, tha Malaj.

Nga ana tjetër ai ka theksuar dhe rëndësinë që ka funksionimi i demokracisë së brendshme në PS.

Sipas tij, gjatë viteve të fundit “demokracia në Partinë Socialiste është e cenuar”. Malaj ka folur dhe për debatet e brendshme në selinë rozë. Ai ka theksuar se t’i thuash gjërat në publik, dhe të kërkosh përmirësimin e opozitës dhe të partisë nuk është një dalje nga linja politike.

Në këtë drejtim, ai ka theksuar se qëndrim i kreu të PS-së ndaj deputetëve Harasani dhe Islami është i gabuar.

“Nuk mund të largosh deputetët me sms, në konferenca shtypi, apo në intervista në media. Ka forume dhe ka institucione ku merren vendimet. Këtë sjellje përjashtuese PS nuk e ka pasur edhe në situata politike më të rënda”, tha Malaj. Ai u ndal edhe në deklaratat e Ramës, se zërat ndryshe në PS i shërbejnë kryeministrit Sali Berisha dhe mazhorancës.

“Sipas kësaj edhe Berisha është ndihmuar kur erdhi në pushtet, pati edhe OJQ që ndikuan në 2005”, tha Malaj, duke shtuar se ky nuk është argumenti me të cilin një lider duhet të sulmoj zërat ndryshe.

Ai vuri në dukje më tej se në vitin 2005; “OJQ me mbështetje politike bënin protesta duke sjellë dhe kafshë shtëpiake. Nuk ishte qeveria më e mirë, por nuk meritonte të trajtohej kështu. Rotacioni është i domosdoshëm në demokraci”, tha Malaj.

Duke folur për ndryshimet Kushtetuese, Malaj ka theksuar se ato u bënë në mënyrë të nxituar dhe pa marrë mendimin e ekspertëve dhe e ka cilësuar pendesën e Ramës si të padobishme. Në lidhje me zgjedhjet e tetë majit, Malaj shtoi se “ato nuk e zgjidhen krizën politike”.

e.t/NOA

KOMENTE