English

“Natën e mirë engjëlli im, fli mirë”, varroset Ammy Winehouse

Familja dhe miqtë e Emi Uajhausit i kanë dhënë lamtumirën e fundit "engjëllit të tyre", tre ditë pasi këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.

Rreth 100 persona morën pjesë në funeralin tradicional, i cili u përmbyll me fjalët e babait të saj, Miç: "Natën e mirë engjëlli im, fli mirë. Nëna dhe babai të duan shumë, gjithmonë".

Emi Uajnhaus, e cila i këndoi luftës së saj me alkoolin dhe drogën në hitin e njohur ndërkombëtar “Rehab”, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër të shtunën.

Me vdekjen e saj, Uajnhaus i bashkohet grupit të yjeve të famshëm të rock-ut, që ndërruan jetë në moshën 27-vjeçare. Klubi famëkeq “27” përfshin anëtarin e "Rolling Stones", Brajan Xhons, kitaristin Xhimi Hendriks, këngëtaren Xhenis Xhoplin, këngëtarin e grupit “The Doors”, Xhim Morison, dhe Kërt Kobejnin e “Nirvana”-s. /rfe/

KOMENTE