Tiranë, 26 korrik 2011, NOA- Nata e kaluar ka qenë shokuese për nusen e re të një familje kryeqytetase, kjo për shkak të vjehrrit të saj.
Nasip Kodra i moshës 64 vjeçare rreth orëve të vona të mbrëmjes së kaluar ka nisur goditjet e pareshtura ndaj nuses së tij, duke arritur edhe në kërcënimin me jetë.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se, Kodra në debat e sipër me nusen e djalit ka nisur ta qëllojë atë fillimisht me grushte dhe mjete të forta e pastaj e ka kërcënuar me armë.
Ndërkaq pas kapërcimit me vështirësi të kësaj situate nusja e re është drejtuar nxitimthi drejt dyerve të komisariatit numër 6 në kryeqytet për të kërkuar ndihmën e policisë si dhe për të denoncuar dhunën dhe kërcënimet e vjehrrit të saj.
Menjëherë pas kësaj blutë e këtij komisariati janë drejtuar drejt banesës së familjes Kodra dhe kanë shoqëruar në polici dhunuesin e vajzës së re.
Pas kësaj gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Nasip Kodrës u gjetën dhe sekuestruan 23 copë fishek model 56.
Lidhur me këtë rast, materialet proceduriale, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
a.y/NOA