English

Papagallët e thërrasin në emër njëri-tjetrin

Londër, 26 Korrik NOA - Edhe papagallët e thërrasin njëri-tjetrin në emrat e tyre përkatës.

Diçka e tillë është provuar nga një grup studiuesish të drejtuar nga ornitologu Karl Berg i Universitetit Cornell.

Skuadra e shkencëtarëve ka verifikuar që të thërriturat e papagallit, apo tingulli që identifikon pjesëtarët e veçuar të një kolonie, nuk është e vendosur gjenetikisht por lind si rrjedhojë e dialogimit me pjesëtarët e familjes, ku mund të bëhet një paralelizëm më mënyrën se si fëmijët mësojnë emrin e tyre.

Studimi është kryer pikërisht mbi një koloni papagallësh Forpus.

r.b/NOA

KOMENTE