English

Parashikimi i motit për 27 korrik 2011

Tiranë, 26 korrik 2011, NOA- Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të vendosen në territorin shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm. Kështu bregdeti dhe zona e ulët do të dominohet nga moti i kthjellët ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të dendura.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të karakterizohet nga moti i kthjellët pothuajse në të gjithë territorin shqiptar përjashtuar ekstremin verior i cili do të ketë vranësira dhe shira të izoluar. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 24 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të arrijë deri në 2 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominues në të gjithë kontinentin. Më problematike situata paraqitet Europa Veriperëndimore, qendrore, dhe Rajoni i Mesdheut ku shirat do të bien me intensitet të lartë. Shira të dendur do të bien në Ballkanin Verior dhe në Zonën e Alpeve. Kjo si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi Ballkan. Gjithashtu shira në formë rrebeshi do të ketë në vendet Balltike të cilat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të karakterizohen Europa Jugperëndimore, juglindore dhe një pjesë e Europës Lindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensive dhe stuhi ere

- Vendet nordike rrezikohen nga shira intensive dhe temperatura të ulëta

- Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE