English

Pasqyra e shtypit, 26 korrik 2011

Tiranë, 26 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 26 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Betimi i kryebashkiakut. Dita e parë e Bashës në bashki, i telefonon Dritëroi”. Argumente të tjerë në faqen e parë janë: “Bamir Topi takon ish-presidentët: Të kthehet normaliteti në politikë”; “Dëshmia e Kadri Azbiut në hetuesi”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Basha betohet pa bojkot opozite. Kryebashkiaku i ri me dorën lart: Zoti më ndihmoftë”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Berisha pret krerët e çamëve në kabinet”; “Minatorët e Bulqizës në grevë urie”; “Gjykata e Lartë, gjykimi Meta-Prifti shtyhet për në shtator”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Kryebashkiaku i ri: Nisim misionin për një Tiranë të re”. Më tej mund në faqen e parë veçohet titulli: “Basha: Premtimet që do të mbaj brenda 100 ditëve”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Si fitojnë para bashkëshortët e politikanëve”. Në faqen e parë të gazetës gjejmë titujt: “Mark Obama në Tiranë. Vëllai i Obamës: Si na rrihte babai”; “Ngjela kundër Ramës: Duhet rruga e forcës”; “Ndryshon procedura: Si do të paguhen orët shtesë dhe leja”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Bisedat e përgjuara të 21 janarit”. Tituj të tjerë të faqes së parë “Çamët në qeveri, Berisha takon Idrizin”; “Topi takon dy ish-presidentët: Duhet dialog”; “Formulari A2, afati i dorëzimit në postë”; “Rrëfehet Breivik: Masakrën nuk e bëra vetë”. Ndërsa në suplementin summer pages gjeni titujt “Jeta në burg e Zani Çaushit”; “Spartak Ngjela ia vlen”; “Inva Mula, pas Kroacisë në një dasëm tiranase”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE