Romë, 26 Korrik NOA - Ideja vjen drejtpërdrejtë nga drejtori i përgjithshëm i Romës Sabatini: Vucinic mund të shkojë tek Juventus,por vetëm në shkëmbim të Marchisio, por diçka e tillë mund të ndodh dhe në rast se bardhë e zinjtë vendosin të paguajnë shifrën e 17 milionë eurove, që verdh e kuqtë kërkojnë për të lënë të lirë lojtarin malazez.
Sabatini ka konfirmuar interesimin për mesfushorin e Juves: Është i vetmi lojtar i Juventusit që do të dëshiroja të merrja, nuk ka shprehur ende të gjithë kualitetin e tij”. Në krahun tjetër drejtuesit juventinë mendojnë në alternativë Vargas.
r.b/NOA