Gjirokastër, 26 korrik 2011 NOA – Pasditen e së hënës një vatër zjarri është shfaqur në Parkun Arkeologjik Antigone.
Zjarrri kishte rrethuar nga të gjitha anët parkun arkeologjik dhe ishte duke hyrë në park.
Punonjësit e policisë, drejtori i Parkut Arkeologjik si dhe tre punëtorë të parkut përreth tre orë me mjete rrethanore kanë luftuar me flakët dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit duke mos e lënë të depërtojë në brendësi të parkut. Sipas njoftimit të policisë së qarkut reparti zjarrfiës ka mbërritur pas tre orësh në park ,pasi ishin edhe vatra të tjera zjarresh , dhe në momentin që kanë ardhur gjithçka ishte vënë nën kontroll nga punonjësit e policisë dhe të parkut.
Specialistët e Parandalimit dhe Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bërë shoqërimin në ambjentet e Komisariatit të Policisë të 5 shtetasve, barinj të zonës në Komunën Antigone për ty pyetur në lidhje me shkaqet e këtij zjarri dhe për të gjetur autorin e zjarrvënies.
a.q/NOA