English

Apeli i familjarëve: Na ndihmoni të gjejmë Marteon, ka humbur prej 11 ditësh

Vlorë, 27 korrik 2011, NOA- Kanë kaluar11 ditë nga koha kur një 15 vjeçar nga fshati Bishan i Vlorës ka humbur kontaktet me familjen e tij pa dhënë asnjë sinjal jete.

Marteo Bejaj, është denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët janë shprehur se i mituri nuk është larguar asnjëherë nga banesa dhe nuk ka qenë asnjëherë problematik në raport me familjarët apo të afërmit.

Sipas dëshmive të të afërmve mësohet se Marteo ka dalë drekën e së shtunës të datës 16 korrik nga banesa me rrobat e shtëpisë për të qëndruar në lagje dhe që nga ai moment nuk është parë më nga familja.

Edhe pse kanë kaluar 11 ditë nga koha e zhdukjes, asnjë lajm nuk është marrë për vendndodhjen e tij.

Ndërkaq nëpërmjet Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve- CRCA/DCI Shqipëri dhe Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur - ALO 116 familjarët e 15 vjeçarit të zhdukur kërkojnë ndihmë nga qytetarët në rast të ndonjë evidentimi të gjurmëve të tij dhe të telefonojnë, në mënyrë që Marteo të kthehet pranë familjes së tij.

a.y/NOA

KOMENTE