Tiranë, 27 korrik 2011, NOA – Një fallsifikator monedhash ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat Kundër Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i Urdhër Ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shtetasit Nikoll Ndue Sterkaj, vjeç 20, banues në fshatin Dedaj, Komuna Shkrel, rrethi Malësi e Madhe.
Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë për vepren penale “Fallsifikim të monedhave”.
Kapja e tij u bë e mundur në plazhin e Velipojës dhe në momentin e kapjes shtetasit në fjalë iu gjetën 7 kartëmonedha të prerjes 1.000 lekësh, të fallsifikuara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
a.q/NOA