English

Berisha: Të inkurajohet prodhimi i pemëve frutore

Tiranë, 27 korrik 2011, NOA – Duke e nisur mbledhjen e sotme të qeverisë me një urim për dy ministrat e rinj të kabinetit, atij të Drejtësisë Eduard Halimi dhe atij të Turizmit, Aldo Bumçi, kryeministri Sali Berisha ia kushtoi vëmendjen prodhimit bujqësor të pemëve frutore, medicinale dhe peshkëzimit në ujërat e ëmbla dhe të kripura në mbarë vendin.

Shefi i qeverisë deklaroi se rritja e prodhimit bujqësor është i një rëndësie kapitale për vendin, duke garantuar se qeveria do të bëjë çdo gjë për rritjen e këtyre prodhimeve.

Shefi i qeverisë e cilësoi një lajm të mirë rritjen e prodhimeve bujqësore me 36 përqind.

Zoti Berisha theksoi se ka një rritje të ndjeshme me 300 përqind eksporti i frutave, duke i kërkuar ministrit të Bujqësisë të inkurajojë e të bëjë gjithçka për shtimin e parcelave dhe sipërfaqeve me drurë frutorë në mbarë vendin, dhe dhjetëfishuar kështu prodhimin frutor në vend.

“Ka një rritje me 2.6 herë në vëllim të eksporteve të prodhimeve bujqësore, që tregon se politika jonë është plotësisht e justifikueshme dhe duhet të vazhdojë me këmbëngulje. Ka një rritje të ndjeshme prej 300 përqind të eksportit të frutave. Nga 200 ton në gjashtë muajt e shkuar ka shkuar në 600 ton dhe kjo duhet bërë sa më shpejt dhjetë herë më e madhe”, tha shefi i qeverisë.

Ai shtoi sakaq se përpjekja e qeverisë për të nxitur subvencionimin ka bërë që dhjetëra mijë ha tokë frutikulturë të trefishojnë prodhimin e pemëtoreve të reja.

Këtu ai i bëri thirrje ministrit të Bujqësisë që këto drejtime të forcohen dhe të jenë ndër më kryesoret në punën e ministrisë.

“Rritje të cilësuar me 48 përqind në vëllim dhe 44 përqind në vlerë kanë bimët mjekësore, por potencialet këtu janë dhjetë herë më të mëdha. Tregu i tyre është ndër më të sigurtat, tha kryeministri. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE
  • esti12:34 - 27 Korrik 2011
    Kur gjithe opinioni i shendoshe shqiptare eshte perqendruar mbi ngjarjet per kontrollin kufitar te veriut nga qeveria e Kosoves,zoti Berisha si nje antishqiptar i betuar terheq vemendjem me rrush e kumbulla.Kjo te le nje shije te hidhur ne memorjen tone,por e verteta historike e nje dite do ja shkruaj te nxire 2 rreshta ketij burri pa shqiptari,te ketij politikani pa kollone shqiptarie,te ketij filo greku e filo serbi.