Berat, 27 korrik 2011, NOA – Gjykata e Beratit ka vendosur burg pa afat për njeriun, i cili vrau me armë zjarri djalin e tij pse shkoi në dasmën e kushërirës si dhe plagosi tre persona të tjerë.
Yzeir Cjapi, 65-vjeç, banor i fshatit Arrëz, në komunën Poshnje të rrethit të Beratit u njoh sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, me masën e sigurisë, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese në lidhje me ngjarjen.
Përfaqësuesi i organit të akuzës Gentian Abazi i kërkoi sot trupit gjykues cilësimin e ligjshëm të arrestimit të autorit si dhe vendosjen e masës së sigurisë “burg pa afat`" duke paraqitur një sërë provash dhe dëshmish në lidhje me ngjarjes.
Më pas, kryetarja e trupit gjykues Mariana Velçani vendosi të cilësojë si të ligjshëm ndalimin e 65-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” me akuzat “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
a.q/NOA