Mbikëqyrësi i pavarësisë së vendit - Zyra Civile Ndërkombëtare, nëpërmjet zëdhënësit, Andy Mecguffy ka thënë se sikur çdo vend sovran, Qeveria ka të drejtë të ndërmarrë hapa për të siguruar administrim adekuat, përfshirë këtu kontrollin e kufirit dhe të doganave. ICO ka deklaruar se inkurajon Qeverinë që përpjekjet e veta për të vendosur kontroll në tërë territorin e saj t’i përcjellë me përpjekje për t’i siguruar dhe mbështetur qytetarët e saj në veri të vendit. Foto: Reuters