Prishtinë, 27 Korrik 2011 NOA - Ndërroi jetë zyrtari policor Enver Zymberi. Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor në QKUK-së për shpëtimin e jetës, 32 vjeçari Zymberi, ndërroi jetë në orën 22:05 të së martës.
I riu u qëllua rreth orës 14:20 në vendin e quajtur Varrak të Zubin Potokut me armë zjarri nga disa serbë bastardë të cilët nuk e durojnë dot vendosjen e plotë të rendit në Republikën e Kosovës.
Si pasojë e këtyre të shtënave pjesëtari i Njësitit Special Operativ, Enver Zymberi, me vendbanim në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore në kokë.
Zyrtari i plagosur menjëherë është transportuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ku ka pranuar trajtimin mjekësor.
Me ndihmën e KFOR-it ai është transportuar me helikopter në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor në klinikën intensive të QKUK-së për shpëtimin e jetës, Zymberi ndërroi jetë. I ndjeri ka lënë pas gruan me tre fëmijë.
Viktima ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga viti 2000 dhe i përkiste gjeneratës së 10-të të PK-së.
Fillimisht Enveri ka shërbyer në stacionin policor në Vushtrri për t’ju bashkangjitur më pas Njësitit Special Operativ (NJSO) të PK-së në drejtorinë rajonale të Mitrovicës.
Vrasja e policit kosovar është një ngjarje e rëndë dhe e papranueshme për këdo. Këta serbë bastardë të cilët hapin zjarr mbi ruajtësit e rendit në Kosovë, duhet të marrin ndëshkimin më të plotë që meritojnë.
Vdekja e policit kosovar tregon edhe një herë atë që pak orë më parë deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, se “nuk mund të jemi indiferentë dhe përjetësisht të tolerojmë që sovraniteti ynë të cenohet, që një pjesë e atdheut të përdoret për kontrabandë”.
Tani është koha që serbët, sidomos ata që drejtojnë Beogradin zyrtar, t’i vënë gishtin kokës dhe të ndalin ushqimin e iluzioneve për Kosovën që është e shqiptarëve dhe e atyre minoriteteve që respektojnë ligjet dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Humbja e policit Zymberi është dhe një apel për ndërkombëtarët që t’i tregojnë qartë dhe prerë Serbisë se Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë ata që banojnë në të duhet të zbatojnë rregullat e këtij shteti.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve shqiptare, NOA, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndan dhimbjen e thellë me të gjithë shqiptarët.
e.t/NOA