Napoli, 27 Korrik NOA - “Po pres me padurim të dëgjoj muzikën e Ligës së Kampionëve në San Paolo”.
Marek Hamsik ka përgënjeshtruar çdo zë të këtij sezoni merkatoje që flet për një largim të mundshëm të mesfushorit sllovak.
Ai pohon se sezonin e ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Napolit dhe betohet: “Asnjëherë nuk kam menduar të largohem”.
Sllovaku ka qartësuar intervistën për të përditshmen Pravda: “Isha me pushime dhe nuk e dija aspak se në Itali ishte shkaktuar një polemikë e madhe rreth meje në lidhje me të ardhmen. Kanë modifikuar shumë deklarata të mijat”.
r.b/NOA