Torino, 27 Korrik NOA - Komplikohet marrëveshja për Giuseppe Rossi për transferimin e tij tek skuadra italiane e Juventusit.
Ndërkohë Villareal është duke përfunduar marrëveshjen për shitjen e Cazorla, talentin tjetër të skuadrës spanjolle në drejtim të Malaga për një shifër prej 22 milionë eurosh.
Një shitje kjo që i lejon klubit të Villareal për të evituar shitjen e Pepitos.
Bardhë e zinjtë tashmë po përshkohen nga një frymë pesimizmi, por agjenti i lojtarit po insiston mbi vullnetin e lirë të Rossi, i cili dëshiron fanellën e Juventusit.
Alternativa tjetër mban emrin e Vucinic.
r.b/NOA